Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në dalje të Librazhdit, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një këmbësore 67-vjeçare, e cila fatkeqësisht nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë drejtuesi 38-vjeçar i automjetit është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Librazhd-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor "Librazhd-Prrenjas", automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme