VIDEO- Shkodër/ Makina del nga rruga, ndërron jetën pasagjeri/ EMRI

TIRANE- Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton se një makinë e drejtuar nga Armend Pervizi ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Mergim Ferracaku.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetuar shkaqet e plota të saj.

"Me date 13.12.2019 rreth orës 11:45 në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur fshati Melgushë, mjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin A. P. 21 vjeç banues në fshatin Bushat, Shkodër, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues, si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M. F. 26 vjeç banues në fshatin Trush, Shkodër. 

Shtetasi A. P është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.  Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD