SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër - Koplik. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, ku dyshohet se 38-vjeçari M.L ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komento