SHKODËR- Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Një 54-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Aksidenti është regjistruar rreth orës 22:20, kur 54-vjeçari Z. L., 54 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ai nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.