SHKODËR- Errësira vret në Shkodër! Në aksin Shkodër-Koplik, një rrugë problematike për shkak të mungesës së ndriçimit, një 27-vjeçar ka përplasur për vdekje të grua e cila po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:20 në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv. Viktima është një grua rreth 35-40 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Shoferi 27 vjeç me inicialet G.B. banues në Shtoj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes, ku shihet mjaft qartë që ky aks është i pandriçuar, duke qenë një nga shkaktarët kryesor të këtij aksidenti tragjikë që i mori jetën një gruaje. Megjithatë, grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-
Jam shum dakort me komentuesit,duken dicka shum e vogel por ato ndriquesit e bicikletes(edhe kushtojn lire)kan shum vlere se i bajn me dije shoferit qe nje objekt ne levizje ti shmanget.Por nuk munesh me msu kerkan ne ket kohe!
Përgjigju -
Njelloj si ne Europe,k am mendimin se dhe biçikletat duhet patjeter te jene te pajisura me ndriçim qe te dallohen nga larg nga perdoruesit e automjeteve
Përgjigju -
Fatkeqesi vdekja e gruas, por jo gjithe km.e rrugeve jane te ndricuara. Naten automjetet udhetojne me dritat e tyre, jo me ndricimin rrugorn
Përgjigju








Komente
Komento