SHKODËR - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua në aksin Shkodër-Velipojë rreth orës 09:50.

Sipas informacioneve nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, një automjet tip Benz me drejtues shoferin me inicialet P.Ç u përplas me një motor, ku për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i motorit, 68-vjeçari Pjetër Vasili.

"Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.