KAMËZ- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Blu” në Kamëz, ku 32-vjeçari A.M. ka aksidentuar për vdekje këmbësoren L.L, 53 vjeçe. Siç njofton, policia drejtuesi i mjetit është larguar, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth vendit të ngjarjes dhe më pas është paraqitur vetë në Komisariatit.

Mbi 32-vjeçarin rëndon akuza për veprat  penale  "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe  "Largimi nga vendi i aksidentit" .