TIRANE- Një 23-vjeçar ndërroi jetë pasditen e djeshme pasi u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 20-vjeçar.
Viktima është identifikuar si U. P., 23 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Bëhet fjalë ngjarjen e regjistruar një ditë më parë rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë", njofton policia.
Ky 20 vjeçari e.h. duhet te kete ndonje pjestar te familjes ne kupolen e rilindjes,ose ka qene jashte ndergjgjes ,keto jane dy shkaqet qe kane ndikuar tek ky i ri që ti marre jeten nje versniku. Gjithsesi po te behet shembull nga organet ligjzbatuese do te kemi frenim dhe respektim te rregullave nga keta vrases rrugesh. Jeta e te ndjerit 23vjeçar nuk vjen me. Policia rrugore te vazhdoj te vjele shoferat per te mbushur xhepat buxhetit dhe pse jo edhe te shefave kryesore.
PërgjigjuPo ti nuk e di si ka ndodhur. Ketu thote ne rrethrrotullim. Mbase thjesht e ka godit dhe ka rene me koke (prandaj duhet kokorja). Jam dakord qe faji eshte perhere i shoferit, por ndonjehere jo vetem. Ngushellime te sinqerta familjes.