Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas 73-vjeçarin

TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, te Stacioni i Trenit. Një 73-vjeçar me iniciale L.K, i cili po drejtonte një motomjet, është përplasur nga një Audi i bardhë, i cili është larguar pas aksidentit.

73-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shpejtësia e makinës ka qenë jashtë normave të lejuar.

'Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip "Audi" me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.  Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.  Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës