Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një efektivi policie ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Dy automjete janë përplasur mes tyre duke lënë të vdekur në vend efektivin e policisë, Nuri Malaj, 57 vjeç.

Efektivi ishte duke shkuar në punë për të marrë shërbimin, por fatkeqësisht humbi jetën në aksidentin tragjik. Në aksident është përfshirë një mjet tip BMW e cila ka ardhur me shpejtësi duke humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht mjeti tip BMW është përplasur me një shtyllë në rrugë dhe më pas më makinën tip BENZ ku udhëtonte efektivi i polici Nuri Malaj duke i marrë atij jetën.

Personi që udhëtonte me BMW, A.Veliu, 21 vjeç, ka marra plagë të lehta dhe është jashtë rreziku për jetën. Ai është shoqëruar në komisariat për sqarimin e plotë të rrethanave.

Aksidenti ka ndodhur pranë autostradës që lidhet me rrugën 'Transballkanike', ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.

Vendi ngjarjes dhe viktima Nuri Malaj

1611609898_AKSIDENTNEVLORE1.jpg

1611609908_AKSIDENTNEVLORE3.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Zjarrefikeset ne makinen e  aksidentuar