Nëntë nga 10 fëmijë humbën jetën tragjikisht pas një përplasje të disa automjeteve në Alabama, SHBA. Aksidenti fatal, ku u përfshinë 18 mjete, ndodhi për shkak të shirave të rrëmbyera nga një stuhi tropikale, që ka goditur Amerikën ditët e fundit.
Mediat amerikanë raportojnë se 8 nga fëmijët po udhëtonin me një furgon, që po i transportonte në një shtëpi për të fëmijëve të abuzuar dhe të lënë pas dore.
Candice Gulley, drejtuesja e mjetit, ishte e mbijetuara e vetme në furgon. Ajo është në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme në spital.
Dy nga fëmijët që humbën jetën në furgon ishin fëmijët e saj, të moshës katër dhe 16 vjeç. Të gjithë të miturit kishin qenë në një plazh që ndodhej pranë zonës dhe po ktheheshin në ‘shtëpinë e fëmijës’, por furgoni mori flakë pas përplasjes.
Cody Fox, 29-vjeç dhe vajza e tij 9 muajshe, të cilët udhëtonin në një tjetër makinë, mbetën gjithashtu të vdekur.