Një aksident me pasojë plagosjen e një polici ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Arameras. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa polici i burgut të Fushë-Krujës, Indrit Shpendi po udhëtonte drejt Tiranës me motocikletë. Burime policore bëjnë me dije se në momentin e plagosjes, polici nuk mbante skafandër.

Shpendi, po udhëtonte me mjetin e tij tip motocikletë dhe ka goditur një automjet tip autoveturë. I plagosuri është rreth moshës 30 vjec dhe është dërguar në spital.