LAÇ – Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur dy të tjerë gjatë mbrëmjes së sotme në Laç. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Krujë, ku një automjet në të cilin udhëtonin 3 persona është përplasur me barrierat e rrugës duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe plagosjen e dy pasegjerëve të tjerë.
Viktima është identifikuar si Arben Loci, 37 vjeç.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në bazë të informacioneve paraprake të grumbulluara, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilin udhëtonte automjeti.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com