Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, pasditen e sotme, një mjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, 74-vjeçarin I.B. banues në fshatin Labinot Fushë. Sipas burimeve dhe informacioneve të marra, bëhet me dije se pas ndodhjes së ngjarjes, drejtuesi i automjetit  është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia po vijon punën  për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Gjithashtu policia po heton për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 

a.m/Shqiptarja.com