Aksident në aksin rrugor Cërrik-
Gramsh, makina përplas 74-vjeçaren 

Policia e Elbasanit ka arrestuar Fatmir Hoxhën, 53 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cerrik pasi ky person ka aksidentuar me makinë një këmbësore me inicalet Z.XH, 74 vjeç.

Hoxha po drejtonte një automjet tip ‘’BMW’’ me targa PNA 5298, në aksion rrugor Cërrik-Gramsh ku ka aksidentuar 74-vjeçaren, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” .


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre