Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas policisë të plagosur kanë mbetur drejtesi i mjetit dhe dy pasagjerë, pasi makina me të cilin po udhëtonin doli nga rruga.
Njoftim i plotë
“Sot në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shtetasi Xh.K. 63 vjeç, banues në Elbasan duke drejtuar mjetin tip “Ford” furgon, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar tre shtetas, vetë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, konkretishtH.B, rreth 75 vjeçe, banuese në fshatin Gjocaj, Sh.Gj, 58 vjeç, banues në Pajovë”, sqaron policia.
3 shtetasit u dërguan menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.
/Shqiptarja.com