TIRANE- Një aksident automobilistik, me pasojë një të vdekur e 4 të plagosur është shënuar natën e ndërrimit të viteve në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë.
Një automjet me targa Tirane në të cilën udhëtonin 4 persona ka përplasur për vdekje një kalimtar. Më pas shoferi nuk ka mundur të manovrojë dhe është përplasur me bordurën anësore. Përplasja ka qenë e fortë dhe 4 pasagjerët të cilët udhëtonin në automjet ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Për momentin nuk jepen më shumë detaje në lidhje me identitetin e viktimës, dhe të personave të plagosur. Policia nis hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/Shqiptarja.com