BRESCIA, Itali – Dy të rinj shqiptarë kanë mbetur natën mbrëmë të plagosur në një aksident automobilistik në një rrugë provinciale që lidh qytetet e Mantova-s dhe Brescia-s në Itali. Ata po udhëtonin në një BMV seria 1 kur në krahun tjetër të rrugës, një Renault Megane ka humbur kontrollin dhe është përplasur me ta.
Dy të rinjtë shqiptarë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, njoftojnë mediat italiane. Ata gjenden njëri në spitalin e Desenzano-s, tjetri në atë të Castiglione-s. Ndërsa për pasagjerët e automjetit tjetër, një familje rumune e përbërë nga burrë e grua dhe dy djemtë 5 dhe 16 vjeç, fati ka qenë shumë më tragjik: ata të gjithë kanë humbur jetën.
Identiteti i dy të rinjve shqiptarë nuk është bërë i ditur nga mediat italiane.
/Shqiptarja.com