Një aksident i rëndë me një të plagosur ka ndodhur në rrugën kryesore përpara spitalit rajonal të Shkodrës.
Parakalimi i gabuar i mjetit 6+1 ka përplasur drejtuesin e bicikletes, 66 vjeçarin Prek Dema duke i shkaktuar plagë të rënda si pasojë e goditjes së marrë në xhamin e përparëm të automjetit.
Më pas mjeti 6+1 ëolksvagen me targë AA 569 MK dhe biçikleta janë përplasur edhe me një Audi me targë AA 242 BY.
Kanë qënë kalimtarët e rastit ato të cilët i kanë ardhur në ndihmë menjëherë 66- vjeçarit Dema i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Plagët e marra si pasojë e goditjes janë të shumta, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rreziku për jeten bëjnë të ditur bluzat e bardha.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilat kanë nisur hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Grupi hetimor pas kryerjes së ekspertizës ne terren ka bërë shoqërimin në komisariat të dy drejtuesve të mjeteve, deri në sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com