TIRANE-Një kalimtar është plagosur pas përplasjes nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e "Xhamllikut" në kryeqytet rreth orës 15:30, teksa qytetari ishte duke kaluar rrugën.

Drejtuesi i makinës ka ndaluar duke e dërguar në spital të plagosurin, ndërsa është shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit. I plagosuri raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

d.b/shqiptarja.com