Një aksident me pasojë vdekjen e një 51-vjeçari nga Kosova dhe plagosjen e tre të tjerëve mes tyre një fëmijë 6 vjeç është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të Rubikut.
Dy makina, njëra tip Renault me targa 01 203 IA dhe tjetra me targa AA 425 IG janë përplasur në vendin e quajtur Ura e Munazit, si pasojë e së cilës ka gjetur vdekjen 51- vjeçari Melaim Bytyqi banues në Leshan të Kosovës i cili ishte drejtuesi i Renaultit.
Nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe një fëmijë 6 vjeç dhe një grua B.M, 31 vjeç, të cilët ishin pasagjerë tek e njëjta makinë me viktimën.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Ushtarak me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar, ndërkohë që drejtuesi i mjetit tjetër me iniciale A.XH, ndodhet në spitalin e Rrëshenit jashtë rreziku për jetën.
Përpasja e dy mjetëve ka qenë e fortë, duke sjellë dëmtime të shumta të tyre, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarfikësve me mjete prerëse për të nxjerrë të plagosurit dhe viktimën nga mjeti. Policia rrugore e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Nga veprimet e deritanishme dyshohet se mjeti i cili drejtohej nga shqiptari nga kosova është futur në parakalim në urë, duke mos e parë mjetin tjetër i cili lëvizte me shpejtësi. Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar edhe lëvizja e mjetëve për rreth 1 orë në Rrugën e Kombit, duke detyruar policinë që të devijoje lëvizjen për nga rruga e vjeter Rubik-Rrëshen.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com