Një aksident ka ndodhur pasditen sotme në afërsi të TEG-ut.  Sipas policisë automjeti me drejtues F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

‘Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.