ELBASAN - Një aksident rrugor u regjistrua këtë të enjte në aksin rrugor Belsh-Kuçovë.

Në fshatin Dëshiran, mjeti tip “Volksëagen” me drejtuese 39-vjeçaren me iniciale A.Gj. u përplas me një motoçilketë.

Si pasojë ndërroi jetë shtetasi me iniciale S.B. banues në fshatin Dëshiran ndërsa mbeti e plagosur dhe një pasagjere e motoçikletës e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip "Volksëagen",  me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur  me  një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B.,  banues në fshatin Dëshiran” – njofton policia.

Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktu të aksidentit.