Aksident në aksin Berat-Lushnjë, një person në gjendje të rëndë! Zbriti nga motoçikleta për të kaluar rrugën por 25 vjeçari e përplasi me makinë! Dërgohet tek Trauma

Një aksident ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor nacional Berat Lushnje. Aksidenti në afërsi të fshatit Çukas ka ndodhur pasi shtetasi Veli Mara sapo ka zbritur nga motoçikleta ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Në ato momente një mjet tip Benz me targa AB 922 ER me drejtues shtetasin Rudin Lila 25 vjeç e ka përplasur ndonëse është përpjekur ta shmangë.

Pasi është një ftuar ambulanca dhe ka shkuar në vendngjarje Mara është dërguar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet gjithashtu se Veli Mara është nisur për në spitalin e Traumës në kryeqytet pasi gjendja e tij shëndetësore pas aksidentit është kritike. 

Policia e qarkullimit rrugor ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për të dokumentuar ngjarjen.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një shkaqet e aksidentit ka qenë personi që i ka prerë rrugën mjetit. Pritet ekspertiza teknike e policisë për të hedhur dritë mbi këtë aksident.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr