Dy persona kanë ndërruar jetë në dy aksidente të ndodhura këtë të diel në Elbasan.
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh” në fshatin Shalës një makinë është përplasur me një motor, ndërsa ka humbur jetën drejtuesi i motorit 40 vjeç.
"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.", njofton policia.
Po këtë pasdite një adoleshent ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në aksin Belsh-Grekan. Sipas policisë, shtetasi 17-vjeçar ka përplasur me motor këmbësoren rreth 80 vjeçe.
Një tjetër aksident me vdekje është shënuar këtë të shtunë në Blesh. Një 17 vjeçar ka përplasur me motor një këmbësore 80 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital
"Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital", njofton policia.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.