Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Cërrik-Mollas, pranë fshatit Selvijas.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se përplasja e një “Mercedes Benz”-i dhe “Smart”-i ka shkaktuar dy viktima. Nuk dihet ende nëse makinat kanë pasur pasagjerë.
Në foto, shihet një prej automjeteve që është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Barriera është shkatërruar plotësisht, ndërsa makina më pas ka goditur edhe murin duke dalë në një kanal, një përplasje që ka rezultuar fatale.
Në vendngjarje ndodhen ambulanca, zjarrfikësja dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Dyshimet e para janë shpejtësia tej normave të lejuara ose manovrat e gabuara, por pritet ende ekspertiza e grupit hetimor.
Lajm në përditësim...
Komente








