Një 50-vjeçare e identifikuar si Lefterie Binjaku ka humbur jetën pasditen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në aksin Elbasan-Metalurgji, ku gruaja, po ecte në rrugë kur u godit nga një automjet tip 'Opel', ndërsa shoferi u largua nga vendngjarja.

Gruaja mbeti e plagosur rëndë, ndërsa ndërroi jetë në spital. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti tip 'Opel' i cili ishte me shpejtësi të lartë, përplas gruan duke e hedhur disa metra në ajër. 

Shoferi, i identifikuar si Ervis Myqelefi, jo vetëm që u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë të plagosurës, por tentoi të fshihte ngjarjen, duke e futur makinën në një objekt në ndërtim, ku përpara kishte inerte.

Arratia e tij zgjati vetëm pak minuta, pasi u arrestua nga Policia. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1643635251_a.jpeg

Makina e perfshire ne aksident