Një aksident rrugor nga ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në fshatin Kajan, ku një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 28-vjeçar me iniciale M.K., ka përplasur një motoçikletë, e cila drejtohej nga një 73-vjeçar me iniciale B.K.
Si pasojë e përplasjes ka marrë lëndime një 32-vjeçare me iniciale V.K, e cila ishte pasagjere në motoçikletë. Ajo është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.