ELBASAN-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji, ku është plagosur një person.

Një kamion është përplasur me një kamionçinë e cila transportonte pasqyra. Mësohet se shoferi i kamionçinës është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.