Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras.

Një makinë ende e paidentifikuar, ka aksidentuar një 56 vjeçar, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë rreth orës 20:05.

Sipas policisë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe  zbardhjen e shkaktut  të aksidentit.