Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje 70-vjeçarin

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përplas për vdekje 70-vjeçarin

Foto ilustruese

Një 70-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 20:50,  në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Paulesh.

61-vjeçari me inicialet S.H., banues në  Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip "Mazda", aksidentoi për vdekje këmbësorin, shtetasin I.H., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pulesh, i cili  ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Rama ndan medaljet për vajzat e shkollës 9 vjeçare që fituan kampionatin e basketbollit: Sot Kamza i tha Tiranës një mësim

Rama ndan medaljet për vajzat e shkollës 9 vjeçare që fituan kampionatin e basketbollit: Sot Kamza i tha Tiranës një mësim