PEQIN- Një aksident mes dy makinash ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, ku janë lënduar 2 persona. Ata janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit me urgjencë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Makina tip "BMW" me drejtues E.D., banues në Cërrik është përplasur me makinën tip "Opel", me drejtues P.H., banues në Peqin, ku "BMW" është kthyer përmbys kurse tjetra është dëmtuar në pjesën e majtë të saj.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit "Opel" dhe pasagjerja. Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip "BMW ".