Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në tunelin "Panoramik" ku një efektiv i Policisë Rrugore ,i identifikuar si Ferdinand Bahja, 53-vjeç, pasi kishte shkuar në vendngjarjen e aksidentit është përplasur nga një makinë dhe për pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë. Për këtë ngjarje është arrestuar një 51-vjeçare me iniciale S.V, e cila po drejtonte mjetin tip "Lancia”, që përplasi efektivin Bahja, i cili ishte në krye të detyrës.
Para se të ndodhte ky aksident, Policia Rrugore ishte njoftuar më herët mbrëmjen e sotme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë në fshatin Gracen se një mjet tip "BMW" kishte dalë nga rruga.
Pas këtij njoftimi, makina e policisë rrugore në të cilën ndodheshin dy efektivët mbërrin në vendngjarje, dhe në atë çast, njëri prej efektivëve, 53-vjeçari Bahja përplaset nga makina tip "Lancia" që po kalonte në autostardë dhe që derejtohej nga një 51-vjeçare, të arrestuar tashmë, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti ende janë të pa qarta.
Efektivi Bahja është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.