Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë, e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si  pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës Fiqeri Rustemi ka mbetur i lënduar.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.