FIER– Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Portëz. Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në këtë aks rrugor, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti si dhe për të normalizuar trafikun e lëvizjes së mjeteve.