FIER- Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Tepelenë.

Një kamionçinë e ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga dhe është përmbytur në një kanal anash rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Varibop, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.