VIDEO/ Aksident i rëndë në kthesën e Qafës së Muzinës, dy mjete përplasen ‘kokë më kokë’! Plagosen dy shoferët

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në aksin nacional Jorgucat-Kakavijë pranë kthesës në drejtim të Qafë Muzinës.

Një mjeti tip ‘Volkswagen Caddy’ me drejtues Namik Topulli nga Gjirokastra është përplasur me një tjetër mjet tip 'Volkswagen' me drejtuese Aleksandra Sulku  banore në Delvinë. Kjo e fundit ishte e shoqëruar me Kevin Sulkun.

Për pasojë, janë dëmtuar dy shoferët, Namik Topulli dhe Aleksandra Sulku 20 vjeç.

Burime për korrespondentin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se Sulku i ka prerë rrugën në kthesë mjetit të Topullit çka shkaktoi dhe përplasjen frontale. Dy të dëmtuarit u transportuan në spitalin rajonal ku po marin trajtimin mjekësor përkatës, nga sa mësohet gjendja e tyre është e qëndrueshme. 

Policia ndodhet në vendngjarje dh epo heton për të mësuar detaje të tjera rreth shkaqeve të aksidentit të rëndë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para