Një makinë policie është përplasur me një tjetër makinë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, pasditen e sotme (29 qershor), duke shkaktuar plagosjen e tre personave, mes tyre dy efektivë policie dhe shoferi i makinës tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë,

'Rreth orës 15:40, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..  

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.