Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një makinë është ka përfunduar në lumin Drino nga një lartësi prej 15m pasi shoferi humbi kontrollin e drejtimit të automjetit.

Raportohet se të dy personat që ndodheshin në makinë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.