Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë! Përplasen 2 mjete! 3 të plagosur

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë! Përplasen 2 mjete! 3 të plagosur

Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:12 në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. 2 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në fshatin Gosë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona.

Kanë mbetur të plagosur I. Xh., rreth 40 vjeç, F. B., 40 vjeç, dhe O. K., 26 vjeçe. Ata janë dërguar në spital e ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidentit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie