Aksident në aksin Korçë-Bilisht, një 17 vjeçare në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës! Arrestohet shoferi, ishte në gjendje të dehur

KORÇË- Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë, nga një aksident që ndodhi një ditë më parë në aksin nacional Korçë-Bilisht, në kryqëzimin e fshatit Plasë, ku mbetën të lënduar edhe 2 të tjerë. E mitura Johana Elmasllari është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

Pas aksidentit, policia ka arrestuar Jetnor Lumanin, drejtues i mjetit tip ‘Renault’, i cili ishte në gjendje të dehur, dhe ka proceduar penalisht Besnik Cenollarin, i cili drejtonte mjetin tip ‘Toyota’, dhe mbeti i plagosur.

Po ashtu nga aksidenti, mbeti i plagosur pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi Astrit Muhaxhiri, 58 vjeç, banues në Korçë. Goditja ka qenë aq e fortë, saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë, duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.

‘Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në kryqëzimin e fshatit Plasë, Maliq, shtetasi J. L., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin B. C. dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Toyota” shtetasi B. C;  pasagjeri i mjetit tip “Renault” shtetasi A. M., 58 vjeç, banues në Korçë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si edhe shtetasja J. E., 17 vjeçe, banuese në Pogradec, pasagjere në mjetin tip “Toyota”, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët