Dy të rinj humbin jetën në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Lac . Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 18 30 pranë fshatit Markatomaj, kur automjeti tip ‘Peugeot' me targa AA 044 BN në të cilin udhëtonin shtetasit Darjo Hoxha 25 vjec dhe Bledar Elezi 30 vjec ka rënë në një gropë në rrugë.
Kjo ka bërë që njëra gomë të shpërthejë dhe makina e tyre është përmbysur duke shkaktuar ngjarjen e rëndë. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të fusë në rrugë makinën, por kjo ka qënë e kotë, pasi përmbysja e saj ka cuar në daljen jashtë kontrollit të automjetit, për pasojë i riu Bledar Elezi nga goditja ka dalë jashtë makinës duke përfunduar në fushat anës rrugës ndërsa shoku i tij është dërguar në spitalin e Lezhës, ku ka ndërruar jetë pas plagëve të marra. Ky është aksidenti i tretë që shënohet në pak ditë në këtë aks rrugor dhe që brenda këtyre ditëve e con në 4 numrin e viktimave.
Kështu neglizhenca e autoriteteve për të riparuar supërstradën e dëmtuar Lezhë-Milot i ka kushtuar jetën këtë mbrëmje dy të rinjve nga Laçi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com