Lezhë- Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Lac ditën e sotme (18 Dhjetor), me pasojë vdekjen.
Policia sqaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Shpëtim Bajrami dhe mjeti me drejtues Ded Tosku.
Për pasojë, ka humbur jetën 65-vjeçari Tosku, i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
“Ndaj drejtuesit të kamionit, po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bëri me dije policia vendore.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, përcolli edhe pamjet nga ky aksident tragjik i ndodhur.