LEZHË- Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot në afërsi të fshatit Pllane. Dy mjete tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrën për shkak të një parakalimi të gabuar.

Nga informacionet e marra bëhet me dije se është dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve i cili është transportuar në spitalin e Laçit.