Një aksident është regjistruar në aksin Librazhd-Përrenjas në fshatin Pishkash. Një makinë është përplasur me një trajler, siç shihet edhe në foton që Report Tv sjell.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për ta zbardhur të plotë ngjarjen.