Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Prrjenjas, në fshatin Hotolisht, ku një kamion është përplasur me mjetin tip ‘Benz’. Nga përplasja, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë transportuar drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i të plagosurëve, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e detajeve. 

Librazhi është kthyer në burim aksidentesh së fundmi, jo më larg se pasditen e 3 dhjetorit makina ka përplasur një fëmijë dhe një 60-vjeçar. Sidoqoftë, ende nuk është zbuluar një shkak i këtyre aksidenteve kaq të shpeshta. 

 

1638581600_kamioni.PNG1638581759_kamioniprap.PNG1638581789_benci.PNG

Report Tv ka arritur të sigurojë pamje eksluzive nga aksidenti ku kamioni ka bërë copash Benz-in