Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd - Prrenjas ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë një prej tyre ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të kenë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ka pasur gjatë ditës së sotme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Komento