Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Qukës.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa raportohet se tre persona kanë përfudnuar të plagosur. Një nga mjetet e përfshira në aksident është taksi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.