Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin - Pogradec në afërsi të fshatit Piskupat. 

Një mjet është përplasur me trafik ndarsët dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale. Në drejtimin e mjetit ishte një grua e cila fatmirësisht nuk ka marrë dëmtime si pasojë e përplasjes. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë lagështira në rrugë dhe humbja e kontrollet të drejtueses së mjetit.

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit ku, pak ditë më parë një kamion si pasojë e humbjes së kontrollit bllokoi këtë aks rrugor për më tepër se 1 orë duke shkaktuar radhë kilometrik. 

Vetëm pak minuta pas këtij aksidenti, një tjetër përplasje është regjistruar në Pogradec. Një mjet është përplasur me një kamion duke shkaktuar 3 të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën. 

Aksidentet kanë ndodhur në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Piskupat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Tjetër aksident, kamioni përplaset me ‘Benz-in’ në Pogradec! Dëmtohen 3 persona

1682588273_af0240099ad24566886e0c4a1ff1a716.jpg

Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një mjet tip ‘Benz’ e për pasoje kanë mbetur të dëmtuar 3 persona.

Nga vendngjarja mësohet se dëmtimet nuk janë serioze dhe personat janë jashtë rrezikut.

Aksidenti në të njëjtin vend në afërsi të fshatit Piskupat.