Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.

Një automjet tip Benz me targa ‘AA022PR’ ka përplasur një kalimtare. Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër kur e ka përplasur automjeti.